Qëndrimi i Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa ndodhet në burg, është bërë sërish temë debati në emisionin “Topin e Kam Unë”.
Të rinjtë Enri dhe Franci patën qëndrime të kundërta, ku i pari argumentoi se Veliaj nuk duhet të japë dorëheqjen dhe duhet të vijojë përballjen e tij, ndërsa Franci theksoi se kryeqyteti ka nevojë për një kryetar bashkie funksional, që të jetë në zyrë dhe të ushtrojë detyrën.
Enri: Erion Veliaj nuk duhet ta japë dorëheqjen. Ai ka hipur në një varkë që po mbytet. Kur u arrestua Veliaj, Rama tha se SPAK-u doli nga rendi kushtetues. Lali Eri ka arritur në fund. Nuk ka ndjekur gjurmët e Belinda Ballukut që i ka qëndruar përballë. Veliaj, nëse nuk e vazhdon luftën që ka nisur, atëherë do të përfundojë keq. Por nuk duhet të japë dorëheqjen.
Franci: Mua nuk më intereson të flasim për fatin politik të një personi…
Enri: Po nuk është fat politik për kryetarin e bashkisë më të madhe të vendit. Dorëheqja është gjest, se për katër muaj ai do iki, do apo nuk do.
Franci: Për mua është e rëndësishme që që nga data 10 shkurt, Bashkia e Tiranës nuk ka një drejtues në zyrë. Përgjigja ime është që në këto momente që flasim, bashkia e Tiranës duhet të ketë një kryetar funksional që të firmosë në zyrë.
Top Channel
