Ka nisur seanca e sotme plenare ku do të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balukut, kërkesë që mazhoranca pritet që ta rrëzojë.
Deputetët e PD në sallë kanë ardhur me pankarta, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga opozita. Në sallë deri në këto momente nuk ndodhet Belinda Balluku, e cila po ashtu nuk ka paraqitur kërkesë për të mbajtur fjalë.
Në seancën e sotme pritet të votohet për 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës, mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar.




