
Policia është tërhequr duke lejuar të gjithë protestuesit të futen brenda Teatrit. Mësohet se edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë larguar.
Orët e gjata, por edhe qëndresa e artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar duket se ka bërë që forcat e policisë të tërhiqen. Pasdite forcat ishin shtuar ndjeshëm dhe madje pati përplasje mes efektivëve dhe protestuesve. por me sa duket tashmë është vendosur që ato të tërhiqen.
Disa artistë madje janë ngujuar brenda godinës. Pas largimit të policëve, protestuesit janë futur brenda ambienteve të Teatrit.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="804174,804175,804176"]