Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të tërheqë ankimin në Apelin e Posaçëm, ku kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, sipas avokatit të tij, Kujtim Çekrezi.

Çekrezi bëri të ditur se vendimi për të hequr dorë nga ankimi u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e sigurisë e vendosur më parë ndaj Metës.