Është tensionuar sërish situata mes protestuesve, teksa ata po qëndrojnë jashtë komisariatit nr 4, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.

Tensionet nisën pasi deputeti i “Partia Mundësia” u shfaq duke u komunikuar se të ndaluarit do të lirohen pas një ore. Protestuesit nuk ranë dakord me praninë e tij dhe një prej tyre i bëri thirrje të hiqte mikrofonin ose të dorëzonte mandatin. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe aktivistja Luçiana Kokaj.

Pjsë nga debati:

-Hiqe mikrofonin ose dorëzo mandatin!

Luçiana Kokaj: Ia dhashë unë mikrofonin.

-Kush je ti?

Luçiana Kokaj: Luçiana jam!

-S’dua ta dëgjoj!

Luçiana Kokaj: Ik mbro Sali Berishën!

-Po ti kë mbron?

Veç Kaprit, të pranishëm janë edhe Klevis Balliu i PD dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, por asnjëri s’është i mirëpritur nga protestuesit.

“Dorëzoni mandatet! Opozitë e shitur!”, thirrën ata.

Por pakënaqësia u rrit edhe më tepër kur Dritan Goxhaj iu afrua Balliut, moment kur protestuesit e akuzuan se është krah PD.

“Dritan, largohu! Mos bëj negociata!”, i thirrën ata.