Avokati Spartak Ngjela e sheh të pamjaftueshme punën e SPAK sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Teksa Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj duke ngritur 3 akuza penale ndaj tij, sipas avokatit Ngjela ka bërë disa paralajmërime.
Ai u shpreh se pas urdhrit për Ahmetajn pritshmëritë janë që të goditet djathtas, teksa shtoi se gjithë klasa politike është frikësuar pas urdhrit për arrestimin e Ahmetajt.
“SPAK-u deri tani nuk ka bërë gjë. Duket se po lëviz. Shenjat janë se do shkojë djathtës. Ka shqetësim nga të dyja palët. Por SPAK-u nuk është ende në nivele të larta. Nuk përkrah një SPAK që nuk po e lufton korrupsionin sipas Kushtetutës. Gjithë SPAK është i fiksuar në Kushtetutë. Nuk ka filluar tani punën SPAK, ka gjithë ato vite. Nuk është në normën e duhur. Duhet të rrisë intesitetin e luftës antikorrupsion”, tha avokati.
Ai u shpreh se ka pritur shumë nga SPAK dhe nuk është në nivelin që duhet. Sipas tij, Kushtetuta flet për nivele të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsioni.