Në dosjen hetimore të SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte, mes tyre pesë biznesmenë të njohur dhe dy kompani private. Në listën e personave nën hetim përfshihen emra të njohur të sektorit të ndërtimit, si Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.

Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” akuzohen për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve të SPAK, kompania ka përfituar tenderin për Lotin 7 të Unazës së Madhe, ndërsa Abazi dyshohet se i ka dhënë Belinda Ballukut një vilë në Palasë si shpërblim.

Ndërkohë, Artan Sako, i kompanisë “2T”, dhe Paqsor Buzi, i “G.P.G. Company”, akuzohen për falsifikim dokumentesh në lidhje me procedurat e tenderimit për Unazën e Madhe. I njëjti pretendim rëndon edhe mbi biznesmenin Ram Geci, për tenderin me vlerë rreth 14 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Porto Romano-Durrës”, Loti 3.

Në dosje është përfshirë edhe biznesmeni Pandeli Carapuli, së bashku me kompaninë e tij, nën akuzën e pastrimit të parave, lidhur me vilën e ish-zv.kryeministres në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi. Sipas SPAK, prona ka një vlerë aktuale prej 720 mijë eurosh, ndërsa investimi i kryer nga Balluku përllogaritet në rreth 140 mijë euro. Për Carapulin nuk është ngritur akuzë për korrupsion aktiv, pasi kjo vepër penale konsiderohet e parashkruar.

Përveç biznesmenëve, në dosjen e SPAK janë përfshirë edhe vartës të Ballukut dhe ish-drejtues të institucioneve, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Mes tyre është edhe Ervis Berberi, ndaj të cilit rëndojnë nëntë akuza që lidhen me nëntë procedurat e tenderimit të marra nën hetim. Gjithashtu, më shumë se 10 persona janë marrë të pandehur për shkeljet e dyshuara në procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë.

Lista e plotë e 31 personave dhe subjekteve të marra të pandehur dhe akuzat përkatëse:

Belinda Balluku – Shkelje e barazisë në 9 tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pandeli Carapuli – Pastrim parash.

Igli Tare – Pastrim parash në 2 raste.

Joana Bushi – Pastrim parash.

Arbër Abazi – Korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh.

Alko Impex General Construction – Korrupsion aktiv.

Viola Haxhiademi – Shpërdorim detyre.

Ergys Verdho – Shpërdorim detyre.

Adja Strazimiri – Shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera.

Anila Sulollari – Shpërdorim detyre.

Paqsor Buzi – Falsifikim dokumentesh.

Artan Sako – Falsifikim dokumentesh.

Ram Geci – Falsifikim dokumentesh.

Eurocol sh.p.k. – Pastrim parash.

Evis Berberi – Shkelje në 9 tendera.

Gentian Gjyli – Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

Erald Elezi – Shkelje në 3 tendera.

Jetmira Dervishi – Shkelje në tendera.

Mirzeta Kashnica – Shkelje në tendera.

Jonida Çeçe – Shkelje në 3 tendera.

Adrian Kroi – Shkelje në 4 tendera dhe shpërdorim detyre.

Denis Xhoshi – Shkelje në 3 tendera.

Klarita Konomi – Shkelje në 1 tender.

Miranda Shkurti – Shkelje në 8 tendera.

Genti Raça – Shkelje në 5 tendera dhe shpërdorim detyre.

Eduart Agalliu – Shkelje në 1 tender.

Arbër Troka – Shkelje në 2 tendera.

Dhurata Lazaj – Shkelje në 3 tendera.

Nikollaq Mihali – Shkelje në 3 tendera.

Gëzim Noni – Shkelje në 3 tendera.

Arlinda Gordani – Shkelje në 4 tendera.