Në puntatën e 7 tetorit, emisioni investigativ Fiks Fare publikoi fakte të reja në lidhje me dosjen Balluku.
Këtë herë, në qendër të investigimit janë vënë presioni dhe kërcënimet që, sipas dëshmisë së ish-vartëses së saj në Ministrinë e Infrastrukturës, deputetja Belinda Balluku ka ushtruar ndaj saj. Mirzeta Kashnica ka dëshmuar për kërcënimet që, sipas saj, i janë bërë nga persona të lidhur me grupin Balluku.
Pas publikimit të këtyre fakteve të reja, qytetarët shprehen se SPAK-u duhet të ndërmarrë hapin e radhës në hetimin e çështjes.
Qytetarët flasin:
“Një ditë më parë, Fiks Fare ishte një emision ku Belinda Balluku kërkonte ish-punonjësen e saj. Ju duket normale kjo sjellje? E di, e mora vesh, nuk është normale fare, prandaj e hap gojën ajo. SPAK-u duhet të kishte vepruar”.
“Belinda Balluku, këta lloj njerëzish nuk i shërbejnë as kombit shqiptar. Na kanë shkatërruar jetën duke humbur fëmijën”.
“Kam lënë fëmijët andej, se më dhimbset Shqipëria”.
“Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, jo për Belindën, por për të gjithë Belindat”.
“Belinda Balluku është një hajdute ordinere”.
“S’ka shtet. Dy zv/kryeministra akuzohen nga SPAK-u dhe asnjë nuk arrestohet”.
“Populli duhet të jetë i lirë, nuk duhet të jetojë nën trysni. Të gjithë të kërcënuar jemi në këtë vend”.
“SPAK-u duhet ta arrestojë, jo t’i heqë imunitetin”.
“Ajo është hajdute”.
“Në burg duhet të ishte Belinda”.
Por dosja Balluku nuk përfundon vetëm tek intimidimi apo kërcënimi që i bën dëshmitarëve të drejtësisë.
Sipas protestuesve skandalet më të mëdha janë bërë tek dhënia e tenderave ku pretendohet se ish\zevendes kryeminsitria ka caktuar fituesin para garës.
Qytetarët flasin:
“Duhet t’ia heqë menjëherë imunitetin. Është hajdute e paparë. Ka braktisur gjithë rininë.”
“Çfarë mendimi kemi për Belinda Ballukun pas emisionit të Fiks Fare, që kërcënonte ish-punonjësen?”
“Jo, nuk duhet t’i heqë imunitetin, duhet të jetë në burg.”
“Burg!”
“Burg, sa më shpejt!”
“Të mos presim heqjen e imunitetit, duhet ta arrestojë në vend. Ajo është problemi kryesor”.
“Pse nuk reagon SPAK-u? SPAK-u, SPAK-u është…”
“Siç shohim, ne, SPAK-u është në krahun e saj”.
“Kjo nuk la gjë pa vjedhur: 300 apartamente, sa në Spanjë e gjithandej. Vetëm në Shqipëri ndodh”.
“Belinda Balluku, të rraset brenda një ditë e më parë”.
“Maja e korrupsionit shqiptar është Belinda Balluku”.
“Nëse njeriu është i pastër, shkon e dorëzohet vetë; nëse jo, atëherë shkon në vend”.
Ka edhe nga ata qytetarë që mendojnë se pasuria e Ballukut është pasuri e gjithë shqiptarëve.
Qytetarët flasin:
“Belinda Balluku është një hajdute e paparë”.
“Dihet që e ke të lidhur me bandat e krimit në Fier”.
“T’ia marrim pasurinë dhe t’ua japim të varfërve”.
“Shokët e vet janë të gjithë brenda dhe vetë rri qetë”.
“Shqipëria do të çlirohet kur Belinda të jetë në burg”.
“Duhet të ishte në burg, kaq”.
Një numër i madh protestuesish para dyerve të Parlamentit përveç gjykimit të Belinda Ballukut, kërkojnë dhe ndryshimin e qeverisë Rama.
