Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë këtë të enjte (9 prill) seanca paraprake për dosjen e Arben Ahemtajt dhe 10 të pandehurve të tjerë, proces gjyqësor ky për inceneratorin e Elbasanit..


Gjyqtari Erion Çela i cili ishte caktuar gjyqtari i seancës paraprake ia ka kaluar çështjen Rudina Palloj, pasi ka qenë gjyqtarja që ka shqyrtuar çështjen mëmë të inceneratorit të Elbasanit.

SPAK e akuzon ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, në arrati që prej verës 2023, për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash në 5 raste në bashkëpunim dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie në 15 raste.