Të tjera detaje kanë dalë lidhur me hetimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, ku ra në pranga ra biznesmeni Ilir Rrapaj nën dyshimet për mashtrim, i cili kishte njohje dhe miqësi me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj, po ashtu i arrestuar.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Rrapaj dhe Rjepaj kishin njohje me njëri-tjetrin që më herët, pa u përfshirë në këtë ‘skemë’.

Sipas burimeve të SPAK, bëhet me dije se të dy këta persona përfunduan studimet bashkë në fakultetin e mjekësisë në vitet 1991-1994, ku ishte edhe shtetasi A.Ll, drejtor në kompaninë koncesionare saniservice.

Prapaskenat e koncesionit të sterilizimit, i cili u fitua nga kompania “SaniService”, në të cilën aksioneri më i madh ishte biznesmeni Ilir Rrapaj me subjektin “Investital LLC”. Lala denoncon në rrjetet sociale se Rrapaj ka udhëtuar në të njejtin avion me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dy muaj para se të ngrihej komisioni për dhënien e koncesionit të sterilizimit. Konkretisht, shprehet gazetarja, Rrapaj, Beqaj dhe Rjepaj udhëtuan me linjën ajrore “Alitalia Rome” në datën 15 qershor 2014.

Një muaj pas këtij udhëtimi, biznesmeni regjistroi kompaninë “Investital LLC”, aksioneren më të madhe të kompanisë koncesionare dhe në 18 gusht 2014 u ngrit komisioni për koncersionin.