Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me administrimin e dosjes së SPAK për çështjen “Balluku”.

Ai akuzon mazhorancën se po përpiqet të fshehë korrupsionin dhe duke kërkuar që materialet dhe provat hetimore t’u vihen në dispozicion deputetëve përpara vendimmarrjes në Këshillin e Mandateve.

Në hyrje të reagimit të tij të postuar në Facebook, Bardhi i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit duke i thënë ‘Niko je gabim’.

Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!

SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje.

Për të zbatuar ligjin ska nevojë të pyesësh as SPAK as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025”, shprehet Gazment Bardhi.

Top Channel