SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO një dosje të gjerë penale që përfshin kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 16 persona të tjerë.

Pjesë e listës së të pandehurve është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, bazuar në nenin 301 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve të SPAK, Bushka ka thirrur dëshmitaren Ina Goxhaj në ambientet e Avokatit të Popullit, ku i është marrë telefoni dhe i është kërkuar të mos dëshmojë. Organi i akuzës pretendon se ka të dhëna të qarta që e lidhin Bushkën me përpjekje për të ndikuar në rrjedhën e hetimit për dosjen nr. 27, të hapur në vitin 2024.