Hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit do të vijojnë në institucionet e posaçme të drejtësisë. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën për çështjen dhe ia ka përcjellë dosjen SPAK-ut, ndërsa edhe aktet gjyqësore do të kalojnë për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Vendimi për kalimin e çështjes lidhet me dyshimet se vjedhja mund të jetë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe me mundësinë e përfshirjes së personave që kanë mbajtur funksione të larta shtetërore, përfshirë ish-zyrtarë që aktualisht janë deputetë.
Këto dyshime pritet të verifikohen gjatë hetimeve, ndërkohë që, avokati i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Ilia Ilia, ka kundërshtuar akuzat ndaj klientes së tij, duke thënë se ajo nuk ka përgjegjësi për ngjarjen dhe se ka qenë vetë personi që ka denoncuar skemën e dyshuar të përvetësimit të parave të rindërtimit. Ai ka deklaruar se shuma e përvetësuar është më e madhe nga ajo që është bërë publike, dhe arrin vlerën mbi 3.6 miliardë lekë.
“Grupi që drejtonte vjedhjet me mbështetje politike. Arrestimi i Fetah Matajt është vepër penale dhe shpërdorim i pastër d
