shpetim gjikaMbërrin në Gjykatën e Tiranës dosja e kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjykata e Tiranës ka caktuar nëpërmjet shortit edhe gjyqtarin penalist Arben Micko, i cili do të gjykojë  kryebashkiakun e Vlorës Gjika si dhe 7 të pandehurit e tjerë.


Kreu i bashkisë së Vlorës përballet me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Në total numri i personave në hetim nga prokuroria e Vlorës në lidhje me dosjen “Gjika” janë shtatë persona. Në Vlorë u zhvilluan dy seanca gjyqësore  dhe më pas është marrë vendimi për të transferuar dosjen për gjykim në Tiranë.


15 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)