Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në orën 9.00 në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”.
Po sot, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje pas zvarritjeve të shumta.
Seanca e mëparshme, më 24 prill, u shty pasi avokatët e Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për njëanshmëri.
Por kërkesa u rrëzua pak ditë më vonë, më 28 prill nga GJKKO, duke konfirmuar vijimin e procesit nga e njëjta gjyqtare.
Gjyqi ndodhet tashmë në muajin e gjashtë të zhvillimit, që nga seanca e parë paraprake më 24 tetor 2023, dhe është karakterizuar nga shtyrje të njëpasnjëshme – fillimisht për shkak të mungesës së avokatëve dhe së fundmi, përmes përpjekjes për përjashtimin e gjyqtares.
