Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca për dosjen “Partizani”, ku pritet të dëshmojë ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, do të paraqitet sot para Gjykatës së Posaçme në kuadër të procesit për dosjen “Partizani”, ku është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.
Sipas raportimeve Oketa është kërkuar si dëshmitar nga Prokuroria e Posaçme dhe pritet të japë dëshminë e tij para trupës gjykuese duke nisur nga ora 10:00.
Më herët, SPAK ka argumentuar se gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, Oketa ka firmosur një auditim që konsiderohet si presion ndaj komandës mbështetëse, e cila kishte refuzuar klubin e futbollit Partizani.
Megjithatë, edhe pse ky fakt përmendet në fashikullin hetimor, deri tani nuk rezulton që pozita e ish-funksionarit të jetë vënë në vështirësi nga organi i akuzës.
Procesi për dosjen “Partizani” vijon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura në Gjykatën e Posaçme.
