Në seancën gjyqësore të radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila po shqyrton dosjen “Partizani”, vetëm Jamarbër Malltezi është paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit nga të pandehurit.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina janë përfaqësuar në proces vetëm nga avokatët e tyre.
Gjatë seancës, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka dorëzuar kërkesat paraprake dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e akteve të procedimit penal ndaj klientit të tij.
Ai ka kundërshtuar mënyrën e marrjes si i pandehur të Berishës dhe ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).