Është shtyrë procesi gjyqësor për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, të përfshirë në dosjen “Partizani”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca e ardhshme do të mbahet më 15 shtator.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.
“Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi”– tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash. Seanca e parë, më 30 qershor, u shty për mungesë të Berishës, i cili tha se nuk kishte marrë fletëthirrjen, si dhe mungesës së biznesmenit Fatmir Bektashit, për arsye shëndetësore./ Top Channel



