Sot mbahet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, pasi ajo u shty në datën 23 shkurt pas përfundimit të parashtrimeve hyrëse nga të gjithë të pandehurit.

SPAK kishte kërkuar më shumë kohë për t’u shprehur mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga hetimi, duke shtuar kështu afatin për vijimin e shqyrtimit gjyqësor.

Duke hyrë në ambientet e GJKKO janë parë Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, një prej pronarëve të truallit.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.