Në procesin gjyqësor për dosjen Saspac ku të akuzuar janë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish zyrtari Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme paraqiti përpara gjykatës një provë të re.
SPAK solli si provë të re në proces një laptop, i cili është sekuestruar më herët në kuadër të këtij viti, në pronësi të Alfred Nikollit.
Konkretisht prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë Excel, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga Nikolli në eventin “Festa”.
Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt të ri, për këtë arsye gjykata e Posaçme caktoi datën 6 maj ora 10.00 për seancën e radhës.
