Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg. Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 4 vite burg.
Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata e ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen e dënimit për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është reduktuar në 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Petret Mersini 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim të dënimit me burg dhe vihet në provë për 24 muaj. Arben Gjata 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim i dënimit me burg dhe konvertohet në shërbim prove për 24 muaj.
Genc Byrazeri 1 vit e 6 muaj burg, i ulet në 1 vit burg, pezullohet dënimi me burg dhe dënohet me punë në interes publik prej 80 orësh dhe të përmbushet prej 6 muajsh.



