Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvendësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë.
Pasi doli nga GJKKO, Monika Kryemadhi dha një prononcim për gazetarët, ku tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK.
Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
“ Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabuar për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtësisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexuesit financiar të SPAK ose me keqdashësi.”, tha ajo.
Ndërsa avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha “Hetimet kanë përfunduar që në gusht. Nuk faktohet që në LSI, Meta sipas kontratës nuk rezulton asnjë pagesë, s nga llogaria bankare e partisë dhe asnjë brenda partisë. Ju duhet të kuptoni që s’ka asnjë pagesë me firmën e zotit Meta, sekretarit të partisë për llogari të LSI. Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor, nëse çmendën prokurori dhe gjyqtarët e japin dhe marrin prova të paligjshme… I kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë provë në këtë moment procedural. Ne s’kemi problemin e provave, por marrjen e provave, u largua sepse pres të shprehet gjykata.”
Top Channel
