Në familjen Dhimaku në Delvinë është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi i aksidentit fatal mbrëmjen e djeshme ka shokuar komunitetin lokal.
Kevi Norra, 23-vjeçari, i dehur me Audi shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.
Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.
Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.