Këtë të premte, në Tiranë pritet të zhvillohet një protestë masive në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, nën moton “Liria ka emër”.
Qindra qytetarë nga Kosova kanë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt kryeqytetit shqiptar për t’iu bashkuar protestës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë edhe pjesëmarrës nga Presheva, të gatshëm për të marrë pjesë në tubim.
Gjithashtu, një kolona e gjatë automjetesh ka kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, duke sinjalizuar për një pjesëmarrje të madhe nga qytetarët e Kosovës.
Protesta pritet të ketë një mbështetje të gjerë, duke reflektuar solidaritetin e shqiptarëve me liderët e UÇK-së dhe duke shprehur kërkesën për drejtësi në procesin gjyqësor ndërkombëtar.

