Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer Erion Velinë në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ai ka reaguar me një mesazh të fuqishëm. Veliaj theksoi se ky nuk ishte një vendim për të, por për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Gjithashtu ka deklaruar se vendimi i gjykatës i riktheu besimin qytetarëve dhe i dha dinjitet ligjit, duke theksuar se pushteti buron nga populli.
Ai falenderoi qytetarët e Tiranës që mbështetën dhe që besuan në procesin zgjedhor, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë për qytetin dhe nuk do të lejojë asnjë pengesë në ushtrimin e mandatit të tij.
Erion Veliaj:
Të dashur miq,
Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
Drejtësia kushtetuese foli.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.
Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.
Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!
