Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Marikaj, Vorë, pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe kërcënoi punonjësit e Policisë. Gjatë patrullimeve të zakonshme, policia konstatoi një automjet të ndaluar në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin. Kur punonjësit e Policisë iu afruan dhe kërkuan shpjegime, drejtuesi i automjetit nisi të ofendonte, shtynte dhe kërcënonte ata, duke goditur edhe automjetin e Policisë gjatë tentativës për t’u larguar.

Pas testit të drogës, u konstatua se 40-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ai është arrestuar dhe rezulton të ketë pasur një histori kriminale, duke u dënuar më parë për vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesë, janë sekuestruar municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.