Klevis Meta, i riu nga Belshi ka dërguar një video në redaksinë e Gazeta “Shqip” ku i çon një mesazh drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe të drejtuesve të tjerë të policisë së Cërrikut dhe Belshit se do t’i fusë plumbin për shkak të përndjekjes që po i bën, si dhe ndaj akuzave që sipas tij janë të pavërteta.


“Drejtor po të jap një mesazh, ti bashkë me Pranvera Sefën dhe më bëtë këto akuza unë do t’ju q… robt. Unë mesazhin tim e kam dhënë para gjykatës e prokurorisë jam i gatshëm të përballem kudo. Ama me ju me pazare kurvash, mbajeni unë do t’ju q..r… do t’ju shuaj nga faqja e dheut. Mbaje mend drejtor me këtë që ke bërë t’i dhe punonjësit e policisë që më gjuajtën mua me urdhër të prokurorisë, mbaje mend se plumbi të pret ty të pret të ty pari. Do e filloj nga një drejtues i lartë i drejtorisë së Elbasanit, bashkëkrimenelë, ju pret plumbi”, shprehet Meta.


I rebeluar Meta drejtohet: “Drejtor e ke marrë mesazhin dhe do ta marrë mesazhin ballë për ballë meje”. Ai shton se nuk ka shanse që të njollosin emrin e tij, ndërsa me datë tetë pritet të dalë para gjykatës për akuzat e ngritura.



Meta ka nisur edhe një video në brenda komisariatit të policisë në zonën e Belshit, ku ai akuzon punonjësit e se kanë goditur. Ndërsa uniformat blu i drejtohet se ai i ra murit me grusht.


Historia e konfliktit


Klevis Meta nga Belshi ishte duke folur në telefon. Pranvera Sefa është 50-vjeçarja, e cila i rrëmben nga dora telefonin të riut dhe largohet menjëherë. Ka mjaftuar ky episod që të nisë përndjekja nga kjo grua e panjohur për të riun. Gruaja në fjalë, sipas Klevisit e ka kërcënuar dhe i ka thënë se nëse donte që t’i kthente telefonin, ai duhet që t’i jepte asaj një shumë prej 10 mijë lekësh. Në të kundërt telefonin do ta mbante ajo. Klevisi nuk pranon që t’i japë paratë dhe shkon të bëjë denoncimin në polici.



“Po shkoja për kafe. Pa mendje, ma merr telefonin nga veshi, Pranvera Sefa. E njihja, fshatare. I kërkova telefonin dhe më tha më jep 100 mijë lekë që të të jap telefonin. Për çfarë të ja jap lekët unë asaj? Shkoj në policinë e Belshit. Bëj denoncimin dhe e thërrasin pas 3 ditësh. E marrin në pyetje dhe personi ka thënë që unë i kam kapur gocën. Pranvera ka denoncuar në polici dhe ka thënë që unë kam abuzuar seksualisht me vajzën e saj. Në polici ajo ka thënë që unë do t’i jap telefonin dhe 70 mijë lekë. Si mund të ngacmoj unë një vajzë 12 vjeçe?. Dhe të jetë e madhe nuk e ngacmoj”, ka deklaruar Meta një vit më parë në një emisionin “Pa gjurmë” në Report TV.



Ndërkohë që ai akuzohet për kërcënim të punonjësve të policisë dhe sipas tij kjo është e padrejtë dhe për këtë si provë ka dërguar videon ku akuzon punonjësit e policisë për dhunim. Gjithashtu ai dërgon dhe si dokumente vendimet e marra nga prokuroria.


©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.