Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati ka njoftuar se pasditen e sotme pritet të zgjidhet përfundimisht problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin.
Pas riparimit të defektit të tubacionit, Murati ka deklaruar se në orët në vijim situata do të normalizohet, teksa tashmë uji është kthyer për zonën e Lungomares.
“Paisja e vendosur tashmë është në rregull. Po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti do t’i kthehet normalitetit. Ishte një dëmtim shumë i rëndë, por tashmë mumd të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjesë qytetarëve për problematikën. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë”-, tha Ermal Murati.




