Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër në takimin me kryebashkiakët në Durrës, teksa ka folur për problematikat e pushtetit lokal.

Rama ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, teksa tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Më tej, ai sulmoi bahskinë e Tiranës ku tha se drejtori i UKT-së, kishte 30 këshilltarë.

Nuk munguan as kritikat për bashkinë Vlorë, për të cilën Rama bëri një denoncim të fortë. Kryeminsitri tha se kjo bashki financon një televizion privat me dhjetëra-mijëra euro.

“Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që të kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë.

Operator kombëtar që të adresojë në mënyrë  jo politike. Mund ta përfytyroni ju një zyre drejtori të një Ujësjellësi me 30 këshilltare, staf ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, zyrat tuaja, e përfytyroni ju një drejtoj UKT-je më 30 veta në zyre, kjo ishte zyra e Tiranës.

Shqipëria nuk e ka luksin të presë që të konsolidohen ujësjellësi të funksionojë si ndërmarrje, me bashki që arrijnë deri në absurditet si ajo e Vlorës që financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat, nuk e di me çfarë arsyeje.”– tha Rama.