Një ditë para nisjes së vitit shkollor, Drejtoria Arsimore ka dërguar një mesazh për administratën, ku kërkon bashkëpunim në mënyrë që 14 shtatori të jetë një ditë festë për të gjithë.


Në një situatë të tillë pandemie, frika dhe tensioni të prindërit e fëmijët do të jetë i pashmangshëm, ndaj kërkohet bashkëpunimin në menaxhimin sa më të mirë të gjendjes.


 “Të nderuar drejtues, Për të kthyer datën 14 shtator në një ditë feste për të gjithë prindërit, nxënësit dhe kolegët tanë të kryeqytetit, ju lutem të jemi nesër me të gjitha stafet mësimore pranë shkollave për t’i dhënë dorën e fundit të përgatitjeve për datën 14 shtator, duke gjetur mirëkuptimin tuaj dhe të mësuesve nesër të jemi të gjithë në punë. Faleminderit për mirëkuptimin!” thuhet në mesazhin e Drejtorisë Arsimore.