Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e sendeve të ndaluara brenda institucionit.

Sipas njoftimit të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kontrollet janë ushtruar nga Grupi i Sigurisë nën drejtimin e drejtuesit të institucionit dhe janë fokusuar në godinën B, sektorët 1 dhe 2 të IEVP Fier.

Gjatë verifikimeve, tek i dënuari me iniciale L.K. është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, i konsideruar send i ndaluar brenda ambienteve të burgut.

Për rastin është mbajtur raport incidenti, ndërsa i dënuari është dërguar në veçim. Materialet procedurale i janë referuar strukturave kompetente për veprime të mëtejshme.