Deputeti Erion Braçe ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social, ku përveç urimeve për festën e Pashkëve, bëri edhe një analizë dhe komente nga situatat politike.

Ai preku si zhvillimet brenda PS-së, debatet në Asamble, situatën politike mes dy kampeve, fushat e nisur për zgjedhjet e ardhshme, ajo ekonomike dhe veçanërisht çështja e delegimeve në qarqe apo lëvizja e deputetëve si dhe në fund çmimi i karburanteve.

Braçe mes të tjerash e cilëson si “hudhra e javës” analizën që bën dhe gjithashtu nënvizon se “drejtorokracia është e padurueshme”, duke nxjerrë në pah problematikat brenda kampit mazhoritar. Ai u shpreh kundër delegimeve nga një zonë në tjetrën apo lëvizjes së deputetëve, duke thënë se “besimi kërkon vite për t’i fituar” dhe se delegimet pa mandat nuk janë pozitive.

Në fund Braçe thekson se nuk është kundër PS-së pavarësisht komenteve që i janë bërë dhe as kundër kandidimit të Ogerta Manastirliut, por shprehet se “kërkon t’i japë Tiranës një alternativë tjetër, sepse nuk po qeveriset”.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

“JAVA E MIRE E PASHKES DHE HUDHRA QE NUK DUHET!

Ishte realisht nje jave e mire; mbyllet sot dhe dua ti them disa fjale; Shume faleminderit edhe nje here per gjithe mesazhet, telefonatat-perkrahjen, mbeshtetjen, vleresimet, gadishmerine per te punuar bashke; Shume faleminderit posacerisht socialisteve te asambleve te PS me te cilet u takova e shtrengova duart kete jave; Ju jam shume mirenjohes!

Faleminderit gjithashtu per urimet e dites se lindjes edhe pse kam kohe qe kujtoj ngjarjet e jetuara ne nje vit me shume se sa numrat! Urimet per PASHKE i kemi bashke e kjo jave, me BAJRAMIN qe i parapriu, PASHKEN ORTODOKSE qe pason, eshte pershkrimi prej zotit i asaj qe jemi ne nje dimension. Keshtu qe GEZUAR kujtdo!

TANI HUDHRA E JAVES!; Nje histori e pare qe perseritet e me ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; nje histori deliri dhe e padenje, teresisht jo produktive e qe kerkon te ndertoje madheshtine qesharake, gjithnje duke me ndjekur pas.

Shikoni; Kjo mania per te shkulur deputetin nga zona-me arsyen se krijon lidhje njerezore e mezi shkulet pastaj, eshte gabim; Jo per deputetin, por per njerezit! Paqendrueshmeria ne marredhenie me ta, eshte mungese serioziteti dhe demton punen. POLITIKA ESHTE PUNE ME NJEREZIT, MARREDHENIE BESIMI QE NUK VENDOSET ME ORE, AS DITE POR MERR VITE! Po flas per deputetet qe territorin e kane pune, as ofiq, as mburrje, as delegim per njerez pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!

Thene kjo, te zevendesosh deputetin e votuar nga njerezit me drejtorokracine, eshte e pamend, sado elegant te jete emri qe i veme; teresisht e pamend ne raport me qellimet qe ke, vecanerisht kur delegon pushtet partiak tek ta, per te kapercyer deputetin; vecanerisht kur harron qe nje arsye pse punetore partie demotivohen eshte drejtorokracia e padurueshme.

Ne fund, kjo paranoja “ERIONIN e kemi kunder”, pasuar me kete “markimin” qe kurre sju be karburanteve-fjala bie, por njerezve ju behet, eshte qesharake, sinqerisht!

Ua thashe edhe ne Asamblene e 5ses-nuk jam kunder Ogertes; thjesht dua t’i jap PS dhe QYTETIT qe nuk po qeveriset e nuk sherben, nje ALTERNATIVE tjeter; Me thjeshte se kaq nuk ka!