Një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua rreth çështjes së mbylljes së faqes së “Facebook”-ut të portalit “JOQ Albania”. Në studio dhe në lidhje të drejtpërdrejtë ishin shumë të ftuar, të cilët dhanë mendimin e tyre në lidhje me mbylljen e faqes me 2 milionë ndjekës.


Gjatë bisedës në studio u bënë deklarata të ndryshme, ku gazetari Bledi Mane, tha se deri dje nuk dihej se kush fshihej pas këtij portali dhe se nuk njihen as gazetarët që punojnë aty.


Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar drejtuesi i portali, Gentian Çekeli. Ky i fundit ka treguar se në vitin 2012 ka marrë një certifikatë për shifrat e larta në “Facebook” dhe ku është pikërisht emri i tij në të.



“Se sa për anonimatin e përmendur në emision, mjaftonte të kërkonit në Google”, ka shkruar Çekani në foto.


Ndërsa deklarata tjetër që u bë në studio ishte nga Skerdi Faria, i cili tregoi dy histori për të cilat JOQ kishte shkruar për të, dhe nuk e kishin marrë në telefon për të dhënë versionin e tij. Në rastin e parë, Faria u shpreh se pasi kishte kontaktuar me “JOQ Albania”, kjo e fundit e ka publikuar reagimin e tij.


Ndërsa në rastin e dytë me një paciente rumune që jetonte në Angli, JOQ ka shkruar vetëm versionin e saj.



 “Pas operacionit në gjoks ajo nuk u kujdes mirë dhe kishte probleme me mbylljen e gjoksit. Për ca ditë u zhduk pasi kishte shkuar me pushime në jug të Shqipërisë. E gjatë kësaj periudhe plaga është bërë më e madhe. Nuk mori trajtimet tona pasi u largua në Angli. Më pas ajo ka komunikuar me JOQ dhe ka treguar variantin e saj. Unë më pas bëra një përmbledhje të të gjithë situatës dhe ja dërgova JOQ, por akoma nuk i kanë publikuar. Edhe në këtë rast do të ishte më mirë që të më komunikonin”, tha Skerdi Faria.




Edhe lidhur me këtë deklaratë të fundit ka reaguar drejtuesi i portalit, Gentjan Çekeli, duke thënë se është publikuar edhe rasti i dytë, që në 26 Nëntor.



“Informacioni i dërguar nga ai është publikuar i plotë në 26 nëntor”, ka zbuluar Çekani, duke iu referuar deklaratës së Farias, i cili tha nuk është publikuar versioni i tij në lidhje me pacienten rumune.



Madje, Çekeli ka publikuar edhe lajmin, për ta vërtetuar me fakte se nuk është aspak e vërtetë se ka shkruar vetëm versionin e njërës palë, dhe nuk ka treguar versionin e palës tjetër.    




Pas këtij reagimi të Drejtuesit të JOQ Albania, ka reaguar edhe Dr. Skerdi Faria, i cili ka postuar shkrimin e JOQ, duke treguar indirekt se deklarata e tij ishte e pavërtetë.