Një 26-vjeçar në Cërrik është vënë nën hetim nga policia, për shkak të një video të publikuar në rrjetin social “TikTok”.
Mësohet se i riu, në video shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në një zonë të banuar. Pamjet e publikuara në rrjetin social “TikTok” tregojnë momentin kur drejtuesi i mjetit kryen drift në rrugë, duke rrezikuar sigurinë publike.
Pas verifikimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit S. T., 26 vjeç, banues në Cërrik. Automjeti është sekuestruar si provë materiale. Nga veprimet e mëtejshme, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj të riut për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Përveç ndjekjes penale, ai u ndëshkua edhe me masë administrative prej 40 mijë lekësh, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.