Të tjera komunikime të Rexhep Rajës me anëtarët e bandës së tij kriminale janë zbardhur, në lidhje me një sasi droge që ishte bllokuar në doganën turke.
Pasi droga u kap, Rexhep Rraja është i shqetësuar pasi nuk është i sigurt nëse anëtarët e tjerë të bandës që kanë paketuar dhe ngarkuar drogën në kamion, kanë fshirë gjurmët e gishtërinjve nga qeset me të cilët është paketuar kanabisi.
Në bisedat e shkëmbyera me pjesëtarët e bandës, Rraja thotë se në ato qese janë dhe shenjat e gishtërinjve të xhaxhait të tij, ndërsa i bëjnë me dije se disa nga ato janë përdorur dhe për drogën e të tjerëve, pasi tyre iu grisën qeset. Nuk dihet se cilëve prej xhaxhallarëve i referohet Rexhep Rraja, i cili rezulton se ka 4 xhaxhallarë.
Biseda:
Jani Çavo: Ja e pyes une…
Rexhep Rraja: O vlla na fiket mor burr… Ca jan kto muhabete
Jani Çavo: Ne i fshijmë… Se i fusin me dore dhe cunat tanë… Duro te pergjigjet
Rexhep Rraja: O vlla, pasi isha tu pa gjonat ne vore, me kerkoj thase alumini plaku, edhe i thash ti sjell un, u takova me te ty ku u takuam mbrem edhe i thash ja thaset e aluminit (bosh) po pastroji se i ka prek xhaxhi me dor. Ok tha i pastroj un. Po jan perdor disa se ju grisen sy tim. A jan pastru kte hall kam
Jani Çavo: Jam me plakun… Rri pa merak per pastrimin
Rexhep Rraja: Jan pastru ca jan perdor dmth
Në foto vërehen mesazhet me një person të regjistruar me emrin “shoku teos”.
A: ora 1:41 PM: Ai i boni vet me spraj. Vec boja qe ferkohet kur i ven siper njona tjetres
B: ora 1:48 PM: Thaset bosh po thot, qe te dhash ke karburanti
A: ora 1:50 PM: Po pra
A: ora 1:51 PM: Ca njelen jan ne furgon
Jani Çavo: Po Jane pastru





