kokaina ne mal te ziSa vjen e bëhet dhe më intrigues sekuestrimi i 250 kilogramëve kokainë në portin Bar të Tivarit në Mal të Zi. Mediet vendëse, thonë se anija, e cila vinte nga Ekuadori me banane, kishte si destinacion Shqipërinë, ku ngarkesa me këto fruta do të pritej nga kompania “Rrapo Company”, që i ka magazinat qendrore në fshatin Vajkan të Fierit.


Sipas medieve malazeze, “Rrapo Compani” ka tërhequr dhe importuar 2 nga 3 kontejnerët me banane që vinin nga Ekuadori që u zbarkuan në portin malazez të Barit, ku u gjet dhe sasia e lartë e lëndës narkotike.


Sasia e bananeve importohej nga Ekuadori nëpërmjet një kompanie malazeze, dhe anija ka mbërritur në datën 3 qershor.


Në të njëjtën ditë u shkarkuan 2 kontejnerë, të cilët kanë mbërritur në magazinat qendrore në Fier, ndërsa në kontejnerin e tretë janë konstatuar dëmtime të vulës doganore.


Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ka ngjallur dyshime tek doganierët, të cilët kanë kryer kontroll me skaner, ku kanë gjetur fundin e dyfishtë dhe të fshehtë, ku ishin vendosur 230 pakot e kokainës.


Pronari i kompanisë “Rrapo” ka deklaruar në polici se i vijnë shpesh porosi për import të frutave, siç është në pritje dhe të të tjerave. Këtë radhë transporti ishte marrë përsipër nga një kompani malazeze.