Ekzekutimi i shqiptarit Flamur Alex Beqiri para shtëpisë së tij në Londër është pasqyruar gjerësisht në mediat britanike.

Vrasja e bujshme e 36-vjeçarit natën e Krishtlindjes u pasqyrua me shpejtësi në shtypin vendas, duke ngritur menjëherë pyetjen se çfarë arsyesh mund të kishte një ekzekutim i tillë.

Kosovari i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Por ndërsa misteri rrethoi në atë moment vdekjen e 36-vjeçarit, "Dailymail" ka nxjerrë disa detaje të reja që hedhin dritë mbi jetën e tij. sipas të përditshmes britanike, ky ekzekutim është lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.

Autoritetet suedeze deklaruan atëherë se Flamuri konsiderohej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafikimi të lëndëve narkotike, I cili kishte future në Skandinavi marijuanë më vlerë tregu £2million paundë.

Policia suedeze po bashkëpunon me Scotland Yard për këtë rast, sepse sic thuhet ne shkrim, që kur 36 vjeçari emigroi drejt Londrës, janë vrarë disa prej ish bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij.

Një prej tyre, 33 vjecari Naief Adawi, u shënjestrua nga një vrasës sirian, i cili nuk arriti ta qëllonte, por ekzekutoi të shoqen e tij 31 vjeçaren Karolin Hakim, e cila në ato momente kishte foshnjën në krahë. Fëmija arriti të mbijetonte. Ngjarja ndodhi në qytetin suedez të Malmos.

Policia beson se Beqiri kaloi në 2016 kufirin në këmbë; më vonë akuzat kundër tij u zbutën duke mbërritur tek kontrabanda e cigareve, dhe ai krijoi një jetë të re në Angli, ku u martua e pati dy fëmijë.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="950518,950519,950520,950521,950522,950523,950525,950526,950527,950528"]