Pas më shumë se 5 ditësh, në orën 00:40 të mbrëmjes së djeshme pritja e emigrantëve shqiptarë që prisnin në Kakavijë mori fund.


Të lodhur, të sfilitur dhe me shpresën që i venitej ata pritën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për t’u kthyer në shtëpi. Ditën e djeshme, fotoja e një djaloshi të vogël të përlotur bëri xhiron e rrjetit.


Por video është akoma dhe më e dhimbshme. Ai gjendet në mes të një turme të madhe me njerëz të zemëruar nga pritja, por nuk trembet nga kjo.


Tashmë ai do të kthehet në shtëpi, dhe i shtrëngon pasaportat si të jenë shpëtimi i vetëm për të dhe dy vëllezërit e tjerë.


Biseda mes babait, djalit dhe punonjësit të policisë


Babai i drejtohet policit: Hapu more, hapu


Qytetarët: Hapuni se ka djalin


Djali: Dua të iki në shtëpi


Babai: Po ku ta gjej shtëpinë unë këtu, ku ta gjej shtëpinë


Polici: Hajde tek xhaxhi, hajde tek xhaxhi, hajde të marr xhaxhi, të dalim pak. Të lutem, Të lutem


Babai: Po ça të lutem, shiko si më është bërë fëmija, unë s’kam vetëm këtë kam tre fëmijë, kam dhe dy të tjerët andej matanë