Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe ka akuzuar se nuk iu është lejuar të marrë pjesë në diskutimin lidhur me çështjen e Ballukut.
Në një deklaratë për mediat, Shehaj theksoi se qëllimi i opozitës është të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK për këtë çështje.
Ai shtoi se këtë vendim e kishte marrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kishte urdhëruar që në mbledhje të marrin pjesë vetëm anëtarët e Këshillit.
Shehaj e përcaktoi këtë si një përpjekje për të penguar transparencën dhe për të mbajtur larg opozitën nga proceset që lidhen me hetimet e zhvilluara nga SPAK-u.
“Kanë vendosur dhe duan të bëjnë gjithçka për të mbuluar atë që po ndodh. Duan të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK-ut. Unë kam të drejtë të jem pjesë e Këshillit të Mandateve. Jemi parti politike dhe kemi nevojë të përfaqësohemi. Balla, në asnjë mënyrë, dhe anëtarët e tjerë që janë aty, u tha se nuk lejohen të tjerët. Ky është preteksti që e kanë kërkuar prokurorët. Kjo është hera e parë që e mbajnë mbledhjen me dyer të mbyllura. Kjo është e mbyllur! Balluku thotë në përgjigje: është vendosur tenderi nga Rama. S’ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Një qytetar shqiptar nuk e di më se kujt t’i drejtohet ditën kur ka nevojë për mbrojtje. Kujt t’i kërkojë të mbrohet, policit që e merr peng?
Unë kam bërë edhe kërkesë që të jem në Këshill. As këtë nuk e bënë. Është e qartë që duan ta mbyllin çështjen. Nuk dihet se cilat janë argumentet që ka SPAK. Po kërkohet arresti i Ballukut. Ajo duhet të dalë para drejtësisë.”, tha Shehaj.
