Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar ministren e Instrastrukturë dhe Energjitikës Belinda Balluku, në lidhje me hetimin e SPAK.

Teksa foli nga foltorja, Bardhiu iu drejtua Ballukut duke thënë se duhet pritur me duartrokitje e pandehura e SPAK. Në moment ka ndërhyrë kryeparlamentari Niko Peleshi, që i ka tërhqur vëmendje.

Pjesë nga debati:

Bardhi: T’i japim një duartrokitje të pandehurës së SPAK.

Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, ju, fjalën e keni për të folur për kalendarin.

Bardhi: E kuptoj që është fjali turpi, statusi i pandehur, por është status ligjor, s’po them çfarë i thotë ajo Ramës. Atë e kanë në raport me njëra-tjetrin, për të kaluar të kalendari, kemi votuar kundër sepse nuk do i të flitet për buxhetin. Referimi për buxhetin është mashtrim për pensionistët, ashtu siç është rritja e pagës.

Nuk doni që të diskutohet paketa fiskale, pasi nuk doni që shqiptarët të mësojnë të vërtetën. pensionistëve bëni sikur i rrisni pensionin. Në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar, qeveria solli projektbuxhetin pa ligje financiare. Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, të remtën qeveria solli 8 projektligje, pa kaluar 24 orë shqyrtohet dhe i miratuat ne 2 orë diskutime pa dëgjuar asnjë institucion, i shqyrtuat të hënë dhe i futët në seancë. Nuk po bën një javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend. E di që kartonët këtej do ngrihen jeshil lexuar apo pa lexuar paketën fiskale. Për 12 vite e kishit harrua fjalën pensionistë.