Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së kantautorit italian Toto Cutugno.
Rama shprehet se kishte planifikluar ta takonte gjatë këtyre ditëve në Itali, por “Zoti vendosi që të prehej në paq”. Rama shpreh ngushëllimet, teksa falenderon kantautorin për gjithçka.
“Ishe një italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të le të prehesh në paqe, ndërsa me këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte privilegj të jetoja njëkohësisht me një legjendë si ti“, shkruan Rama.