Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi para mediave se në seancën e parë parlamentare, opozita duhet të reagojë fuqishëm.

Ai theksoi se është e domosdoshme që opozita të mobilizohet dhe të nisë protesta.

“Pas mosnjohjes së zgjedhje, që është dakordësi e opinionit publik opozitar, PD duhet ta shoqërojë me akte të forta revolte. Të organizojmë protesta të forta dhe revolta që ditën e parë të konstituimit të Kuvendit”, tha Salianji.