Presidenti Bajram Begaj bën thirrje për një bashkëpunimin më aktiv dhe konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në ceremoninë e pritjes të organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Begaj tha se dy qeveritë duhet të fitojnë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve

“Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos në fushën ekonomikemidis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie” tha Begaj.

Nëse 26 vjet më parë diskutohej mbijetesa dhe çlirimi, nëse 17 vjet më parë pavarësia realizoi ëndrrën historike, gjenerata e sotme është përballë sfidave të reja.

“Sot kërkohet një qasje e re  mjë qasje e re se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, Kosovën më të mirë, hapësirën shqiptare më të mirë, më të zhvilluar, më të begatë e më evropiane”-, tha presidenti Begaj.