Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh tek strukturat e saj, duke u kërkuar që të angazhohen në mbledhjen e firmave për të mbështetur Florian Binajn si kandidat në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Në këtë meazh udhëzohen për hapat dhe afatet që duhen ndjekur, si edhe që firmat duhet mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01. Më tej shkruhet se puna për mbledhjen e firmave duhet të nisë urgjent pasi afatet kohore janë shumë të ngushta.
PD ka vendosur ta mbështesë, duke i kërkuar anëtarëve të saj të kontribuojnë në mbledhjen e firmave të nevojshme për regjistrimin zyrtar të kandidaturës.
MESAZHI:
Pershendetje te nderuar
Me poshte gjeni hapat dhe afatet per regjistrimin e kandidateve te pavarur.
KANDIDAT I PAVARUR
Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkelidhur.
Kujdes:
1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetem nga zgjedhes qe votojne ne ate zone zgjedhore;
2 Per cdo zgjedhes qe mbush formularin duhet edhe kopje e kartes se identitetit;
3 Formularet me firmat duhet te plotesohen para dates 19 tetor 2025.
Per Bashkine TIRANE duhen mbledhur 7700 firma dhe Kopje Karta ID.
KZAZ
ZAZ me numer cift kane kryetarin ne Komisionin Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve dhe ZAZ me numer tek kane Sekretarin i cili duhet te jete jurist.
Ju lutem te dergoni brenda dites se sotme emrat e anetareve te KZAZ (banore te Bashkise Tirane) me kopje te diplomes, Certifikate Personale dhe Formularet e Konfliktit te interesit (Model KQZ-4-31 dhe Model KQZ-4-32 bashkelidhur) per anetarin e KZAZ.
Duhet filluar puna urgjent per mbledhjen e firmave pasi afatet jane shume te ngushta.