Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj për garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ajo theksoi se drejtimi i SPAK duhet të bazohet në integritet dhe të jetë pa kompromis në ushtrimin e detyrës, duke garantuar kështu një sistem të drejtë dhe efikas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.