Edhe pse ndodhet në Spanjë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komentojë protestën që pritet të zhvillohet sot nga opozita.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si “bufi plak”, ndërsa shton se kjo protestë duhet përshëndetur pasi tregon se gjendjen e vërtetë të opozitës. Sipas Ramës, vetëm duke braktisur Berishën, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë.

“Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013”-shkruan Rama në rrjetin “X”.