Sali Berisha ka paralajmëruar shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke u shprehur se nuk duhet të ekzistojë.

Kryedemokrati, jashtë godinës së SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cilësoi SPAK si një institucion që duhet “shuar”. Berisha deklaroi se SPAK nuk mund të kontrollojë telefonat e gjykatësve specialë, duke shtuar se “ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri se kanë pasur”.

“Të njëjtin fat me bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq.”- tha Berisha.