Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News, ku foli në lidhje me dosjen e njohur me emrin “Aruba”.
Ai deklaroi se në këtë dosje janë të përfshirë dhe politikanë të rëndësishëm, pasi nga këto takime të zhvilluar në ishullin pranë Amerikës, janë dhënë leje ndërtimi. Ai shtoi se ka ndodhur korrupsion dhe duhet hetuar gjithashtu edhe burimi i parave.
“Padyshim që ka politikanë të përfshirë në këtë dosje sepse janë dhënë leje ndërtimi. Ka ndryshime në kadastër të tokës. Këto janë bërë nga politikanë, jo nga ata që janë takuar në Aruba. Janë njerëz ministra që duhet të jenë pjesë e hetimit. Nuk e di pse SPAK i ka mbajtur të fshehta, ndoshta është taktikë e tyre apo po mbahen të fshehtë. Por të presim dhe të shohim. Por shiko, ne po i trajtojmë këto takime sikur çfarë ka ndodhur. Janë takuar disa njerëz, mes tyre dhe një person që ka një tokë të caktuar dhe pretendon se do ta zhvillojë atë. Ky është Artur Shehu që është takuar me disa persona të tjerë dhe kjo është gjë shumë normale. Unë që jam pronar toka nuk mund të zgjedh atë që do të vijë të blejë tokën, unë nuk hetoj personalitetin e tij. Është normale që njerëzit takohen për biznes. Por problemi tjetër është burimi i parave dhe kë kanë korruptuar. Padyshim do ketë takime të tjera. Duhet të shkojë tek ministra apo personazhe të tjerë të përfshirë.”- tha ai.
