Mediat ruse i kanë dhënë jehonë batutës së Ramës me presidentin Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Aljev.

RT ka postuar videon ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me pretendimin e Donald Trump, se ky i fundit i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende.

Tre liderët u panë në Komunitetin Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.

Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë.