Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar popullin e tij se për të hyrë në Bashkimin Europian, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në një konferencë për media në Bruksel, Vuçiç shtoi po ashtu se një tjetër kush është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, për luftën me Ukrainën.

“Më thoni, a dëshironi që të jetë kështu politika? Nuk mendoj se duhet ta njohim një Kosovë të pavarur, nuk mendoj se duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Më thoni, a mendoni se duhet bërë kjo? Unë nuk do ta bëj. Më thanë bëjeni brenda një viti dhe ja ku jeni në Bashkim Evropian. Është gjeopolitikë e pastër

Nëse doni që ne të sjellim në pushtet ata që ranë dakord me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, nuk është problem, zgjidhni ata. Vetëm para kësaj ata duhet t’i fitojnë zgjedhjet. Dhe ja ku jemi me një shpejtësi të pabesueshme anëtarë të Bashkimit Europian”-, tha Vuçiç referuar edhe protestave që kanë nisur në Serbi kundër tij.